Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj, Benji Madden, kanë njoftuar për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të tretë.
Ditën e sotme, 47-vjeçari ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur.
“Unë dhe Cameron jemi të lumtur, të emocionuar dhe ndihemi kaq të bekuar të njoftojmë lindjen e fëmijës sonë të tretë, Nautas Madden. Mirë se erdhe në botë bir! Ne e duam jetën dhe familjen tonë – fëmijët tanë janë të shëndetshëm dhe të lumtur, jemi mirënjohës. Po kalojmë shumë mirë. Dërgojmë të gjitha urimet tona më të mira. Familja Madden”, shkruan bashkëshorti i aktores së famshme të Hollywood-it në postimin e tij në “Instagram”.

Diaz dhe Madden, të cilët u martuan në vitin 2015, janë tashmë prindër të vajzë Raddix, e lindur në dhjetor 2019 dhe djalit Cardinal, i lindur në mars 2024. Të dy kanë lindur nëpërmjet një nëne zëvendësuese.
Ndërkohë Benji nuk ndau asnjë foto të të porsalindurit, por në vend të kësaj postoi një fotografi të një anijeje dhe kuptimin e emrit që shkruante: ‘Marinar, navigator, udhëtar’.
“Ai që nis një udhëtim dhe nuk i frikësohet të panjohurës”, komentoi Cameron poshtë postimit me një sërë emojish yjesh dhe zemrash.



