Pas përfundimit të eksperiencës së tij në “Big Brother VIP” ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luiz Ejllin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij, pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, ku ish-banori është pjesë e jurisë profesioniste që gjykon vajzat.

Por jo vetëm kaq, pasi ai është mjaft aktiv edhe në profilin e tij në “Instagram”, ku bën postime të ndryshme e ndonjëherë edhe bashkëbisedim virtual me ndjekësit.

Së fundmi, Kristi ka bërë një sondazh. Teksa ka postuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqet me flokë, ai i pyet fansat:

“Zgjidh: Me flokë apo tullac?”.

E ndjekësit kanë votuar për të dyja opsionet, por shumica ka zgjedhur “tullac”.

“Çështja është mbyllur zyrtarisht”, ka shkruar në postimin e dytë Kristi, teksa ka treguar rezultatin e votimit në sondazhin e tij.