Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, DJ Gimbo dhe Mateo Borri u duk sikur krijuan një miqësi mjaft të bukur me njëri-tjetrin.
Dy ish-banorët e edicionit të pestë të reality show-t kur ishin brenda shtëpisë së BBV 5, shpreheshin se miqësia e tyre do të vijonte edhe kur rrugëtimi i tyre të përfundonte.
Por mesa duket nuk po ndodh ashtu. Është vënë re se ata të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetin social “Instagram”. Madje Mateo nuk ndjek as Selin Bollatin, me të cilët ka patur momente të bukura në BBV, por nuk kanë munguar as debatet.
Nga ana tjetër, Selin dhe Brikena Selmani ndiqen me njëra-tjetrën në “Instagram”.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes ish-banorëve, por fansat janë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje rreth tyre.









