Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania”, Mateo Borri, i është bashkuar protestës së zhvilluar këtë të diel në Tiranë, duke dalë në rrugë përkrah qytetarëve. Megjithatë, përveç pjesëmarrjes në protestë, Mateo ka përcjellë edhe një mesazh me kunja për ata që mund t’i shfrytëzojnë tubimet për vëmendje në rrjetet sociale.

“Nuk dola sot në protestë për të dhënë intervista, as për klikime, as për reels, as për shikueshmëri”, shkroi ai në Instagram, duke theksuar se arsyeja e pranisë së tij ishte mbrojtja e të drejtave të qytetarëve. Ish-banori i BBVA shtoi se kishte dalë në rrugë edhe në emër të atyre që, sipas tij, nuk kanë guximin të protestojnë për arsye të ndryshme. Ai e përshkroi situatën në vend si një “diktaturë moderne”.
Mateo pretendoi gjithashtu se kishte protestuar në mënyrë paqësore, me duart në xhepa, por se ishte përballur me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome nga forcat e rendit. Deklarata e tij vjen në një kohë kur protestat në Shqipëri po vijojnë mes tensioneve dhe përplasjeve mes demonstruesve dhe policisë.
Ndonëse nuk përmendi emra konkretë, fjalët e Mateos për intervistat, klikimet dhe shikueshmërinë mund të interpretohen si një thumbim ndaj personazheve publike që e përdorin protestën për ekspozim personal.



