Dy moderatoret e “Top Arena”, Françeska Rustemi dhe Brikena Selmani kanë munguar në puntatën e mbrëmjes së djeshme. Për ish-banoren e “Big Brother VIP 5”, ishte Mateo Borri ai që tregoi arsyen e mungesës.

Sipas ish-finalistit të BBV 5, Brikena kishte ditëlindjen e mamasë dhe sigurisht që do e merrte pushim që të festonin së bashku.

Ndërsa për Françeskën, Manushi u shpreh se ka patur një situatë me avionin për shkak të shirave.

Pjesë nga biseda:

Manushi: Duhet thënë se Brikenën për një arsye familjare nuk e kemi sot. Mateo na e thotë më saktë se për çfarë bëhet fjalë.

Mateo: Kishte ditëlindjen e mamit dhe padyshim që ne do e linim pushim që të festonin dhe të rrinin bashkë.

Manushi: Kjo është e vërtetë. Një duartrokitje dhe urime për mamanë e Brikenës. Françeska një situatë avioni në Europë, ju e dini se ka shirëra dhe s’postohen gjërat. E për këtë arsye nuk e kemi as Françeskën. Por është “Top Arena” bashkë me ju.