Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Greta Kazazi, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku është vënë përballë disa pyetjeve të Brikena Selmanit.
Në një moment, Brikena e zë në befasi Gretën, pasi i thotë se ‘pse nuk e ftoi në dasmë’, duke iu referuar festës së madhe që bëri me rastin e 25 vjetorit të lindjes.
Greta i tha se ka festuar ditëlindjen dhe ajo ishte e ftuar si gjithë të tjerët. Ndërkohë e pyetur se çfarë dhurate mori nga prindërit e partnerit, Ono, ish-banorja vendosi që të mos tregonte.
Pjesë nga intervista:
Brikena: Desha me të pyetur pse nuk më ftove në dasmë?
Greta: Bëra ditëlindjen jo dasmë. Në ditëlindje ke qenë e ftuar siç ishin të gjithë.
Brikena: Por që ishte një ditëlindje shumë e madhe dhe shumë e bukur. Çfarë të ka dhuruar vjehërria për ditëlindje?
Greta: Tani këto gjëra nuk tregohen të gjitha se janë pak sekrete. Por po, kam bërë një ditëlindje të madhe. Doja të falenderoja të gjithë njerëzit që kanë qëndruar pranë gjatë kësaj kohe, kolegë, familjarë. E kisha vërtetë me qejf 25 vjetorin t’a kurorëzoja kështu. Plus, gjyshet e mia janë në moshë dhe normalisht kishin qejf të shikonin një gëzim te mbesa e tyre, se jetës nuk i dihet.


