Reperi i famshëm, Tory Lanez, është dënuar me 10 vjet burg pasi akuzohet se ka shtënë me armë ndaj Megan Thee Stallion, në vitin 2020.
Dhjetorin e kaluar, Tory Lanez u shpall fajtor pasi qëlloi me armë në këmbë reperen e famshme, teksa ata po largoheshin nga një festë e bërë në shtëpinë e Kylie Jenner.
I pandehuri u shpall fajtor për të tre akuzat që prokurorët kishin ngritur kundër tij: “sulm me armë zjarri”, “armëmbajtje pa leje” dhe “gjuajtje nga pakujdesia e armës”.
“Tory foli për disa minuta. Ai tha se ende brengoset për Meganin. Ai e quajti atë ‘dikush për të cilin ende kujdesem shumë edhe sot e kësaj dite’ pavarësisht se çfarë mund të mendojë ajo për të. Ai tha ‘viktima është mikesha ime’, tha në “Twitter” gazetarja ligjore Meghann Cuniff, e cila ishte e pranishme në seancë.
Ndërsa Megan, emri i vërtetë i së cilës është Megan Jovon Ruth Pete – nuk u paraqit në gjykatë për të deklaruar.
Incidenti ndodhi më 12 korrik të vitit 2020, pasi Megan, ish-shoqja e saj më e mirë Kelsey Harris, Lanez dhe roja e tij e sigurisë lanë një festë në pishinën në rezidencën e Kylie Jenner në Hollywood Hills, Kaliforni.
Muzikantët u grindën gjatë rrugës për në shtëpi dhe shoferi ndaloi për të lënë Meganin jashtë makinës, sipas prokurorisë.