Në emisionin “Më Lër Të Flas” mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me këngët e përzgjedhura nga partitë politike për fushatën elektorale të Zgjedhjeve.
Autorja e fushatës së Partisë Socialiste foli për përzgjehdjen e këngës “Vetëm Përpara”, një këngë aspak e zakontë.
Zefina Hasani është shprehur se kjo këngë u zgjodhe sepse është me trendin e kohës, e ngjashme me këngën “Çapaçulja”, e kënduar nga i njëjti artist dhe e frymëzuar nga banori i “Big Brother VIP”, luizi.
E pyetur nga moderatori Donad Veshaj, Hasani u shpreh se kënga e fushatës së PS-së mund të jetë e ndikuar nga Luizi,
Zefina Hasani: Jemi në festë jemi tek argëtimi. Është me trendin e kohës me çapaçulat, ajo këngë e bërë nga Petrit Vullkani nis me “ta hëngsha zemren”.
Donald Veshaj: Unë nuk e kuptoj çfarë lidhje ka teksti “ta hëngsha zemrën” tek fushata? A ka ndikuar Luizi tek kënga?
Zefina Hasani: Unë them që po ka ndikuar Luizi tek kjo këngë. Duhet të bëjmë kujdes kur i japim kontekst negativ tallavasë. Lexova shumë për tallavanë se në gjithë historikun tonë është paragjykuar, por të lexosh nuk duhet paragjykuar.