Diva e muzikës pop Beyonce i është përgjigjur qeverisë amerikane pasi thuhej se i detyrohej më shumë se dy milionë euro taksa. Këngëtarja e hitit “Crazy In Love” ka paraqitur një peticion në Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme (IRS) dhe ka kërkuar një gjyq në Los Angeles sipas dokumenteve të marra nga People. Kjo vjen pasi IRS lëshoi një njoftim ku thuhej se mbretëresha e muzikës pop i detyrohej më shumë se dy milionë euro taksa.
Beyonce i detyrohet 805,850 dollarë për 2018, 1,442,747 dollarë për 2019 plus 449,719,40 dollarë në gjoba, sipas IRS. Por ekipi ligjor i krijueses së hitit “Broken Hearted Girl” ka kundërshtuar faturën e detyrimit tatimor, duke pretenduar se të paktën 868,766 euro nga totali duhet të hiqen pasi ishte një donacion bamirësie.
Avokati i Beyonce, Michael Cohen, i tha People në një deklaratë se:
Ne po punojmë me IRS dhe parashikojmë që çështja të zgjidhet së shpejti.