Fubollisti i talentuar i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi është ndarë së fundmi nga bashkëshortja pas akuzave ndaj tij për përdhunim. Çifti u nda, megjithatë aktorja spanjolle dhe nëna e dy fëmijëve nuk do të marrë asgjë nga pasuria e futbollistit falë një arsyeje shumë të veçantë. Futbollisti 24-vjeçar nuk ka asgjë në emrin e vet, pasi pasuria është në emër të nënës së tij, Fatimes.

Mes gjithë zhurmës së krijuar në rrjet, Hiba Abouk në mënyrë indirekte ka reaguar në mediat sociale duke thyer edhe heshtjen. Ajo ka shpërndarë një postim në Instagram ku shkruhej:

Mos harroni, ju nuk mund të kontrolloni gjithçka në jetë, por ju mund të kontrolloni se si reagoni ndaj saj. Lëreni nevojën për përsosmëri, përqafoni bukurinë e momentit dhe besoni se keni mbështetjen e universit.

Hakimi i lindur në Madrid, i cili luan për Marokun, në dhjetor u bë një hero kombëtar kur penalltia e tij fituese kundër Spanjës e çoi Marokun në çerekfinalen e Kupës së Botës për herë të parë. Ai u takua me aktoren spanjolle Hiba teksa luante për Borussia Dortmund dhe u martuan në një ceremoni sekrete në vitin 2020. Djali i tyre i parë lindi atë vit dhe një tjetër dy vjet më vonë. Së fundmi u raportua se ylli i PSG-së është marrë në pyetje nga prokurorët dhe ka mohuar akuzat.