Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me “Shqipëria Live”, çifti nga Kosova Rina dhe Getoar Hoxha, kanë treguar detaje mbi dasmën e tyre e cila ka bërë “boom” në rrjetin social Tik Tok.

Rina Sahatçiu Hoxha tregoi se me këngëtaren shqiptare Rita Ora, kanë një gjak, por nuk ka mundur që ta takojë nga afër. Ajo tregoi se me babanë e saj është takuar, ndërsa këngëtaren nuk e ka ftuar në dasëm.  

“Jam kushërirë me Rita Orën. Nuk e kam ftuar në dasëm, sepse nuk kemi aq kontakt të afërt me Ritën. Me babain e saj jemi takuar, por me Ritën s’e kam takuar. Por jemi një gjak”, tregoi vajza nga Kosova.