Aktori i famshëm i Hollywood-it, Robert De Niro dhe partnerja e tij prej shumë kohësh, Tiffany Chen, po kalojnë disa ditë relaksi në Rivierën Franceze. Çifti është fotografuar duke shijuar disa momente romantike.

Fituesi i çmimit Oscar, 82 vjeç, u pa dorë për dore me 46-vjeçaren, teksa largoheshin nga hoteli i famshëm Hotel du Cap-Eden-Roc në Antibes të shtunën. D

Diferenca prej 36 vitesh mes tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave, por çifti vazhdon të shfaqet më i dashuruar se kurrë.

Para se të hipnin në anijen që i priste, De Niro u shfaq me një stil të thjeshtë veror, duke veshur një bluzë polo të bardhë, pantallona ngjyrë bezhë, një kapele bejsbolli dhe shapka të zeza.

Nga ana tjetër, Tiffany Chen zgjodhi një paraqitje elegante dhe të rafinuar, me një fustan maksi në nuancë gri-kafe, të kombinuar me një kapelë të madhe dielli dhe syze të errëta.

Të dy dukeshin të relaksuar teksa shëtisnin përgjatë bregut. Aktori mbante dorën e partneres së tij ndërsa ekuipazhi i ndihmonte të hipnin në anije. Më pas, çifti u pa i ulur në kuvertë, duke shijuar rrezet e diellit dhe pamjet spektakolare të Mesdheut.