Gjatë një interviste në Big Brother Radio në Top Albania Radio, moderatorja e njohur Elona Duro ka zhvilluar një bisedë me finalistin Rogert, duke sjellë më shumë detaje dhe reflektime nga eksperienca e tij në shtëpi. Në lidhje me qëndrimin e tij në BBV, ai u shpreh:

Durimin tim njëherë kam menduar se nuk e kam pasur, por paskam pasur durim derri. Dopjo D. Në çdo moment. Imagjino tani që 7 ditë tani unë s’kam. Unë jam duke u zënë me pjata e me pirunj tani. S’ka më njerëz. Unë dua aktivitet, dua emocione. Këto tani i kanë mësuar të gjitha gjërat dhe po bëjnë bilancin e fundvitit. Bilanci do auditor.

I pyetur se si i janë dukur këto ditët e fundit, Rogerti shtoi:

Unë kam menduar se këto do të jenë më të gjallë, por këto duan vetëm qetësi. Duan të shikojnë vetëm njëri-tjetrin.