Çdo javë i rriten ndjekësit në profilin e “Instagram”-it, e kjo falë postimeve ‘funny’ që bën. Është fjala për Ronaldo Sharkën, i cili pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother VIP”, ka filluar që të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale.
Ai herë pas here bën postime të ndryshme, ku nuk mungojnë as memet për ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Por një ditë më parë, moderatori i njohur ka vendosur që të bëjë një eksperiment. Në xhamin e makinës së tij ai ka lënë një shënim për policinë.
“Mos vendos gjobë se s’kemi lekë. Me respekt Ronaldo Sharka”, ka shkruar ai në pusullën e lënë në makinë.
Ndërkohë postimin në “Instastory” e ka shoqëruar me fjalët:
“Bëra një eksperiment social sot. Të shoh çfarë përgjigje do na japi policia pas 2 orësh”.
Sharka ende nuk ka zbuluar nëse ka marrë ndonjë gjobë apo policia i ka lënë ndonjë shënim në makinë, siç ka bërë ai vetë.