Loredana dhe Jozi kanë biseduar ditën e sotme në lidhje me marrëdhënien e tyre që krijuan brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Edhe pse Loredana u betua mbrëmë se nuk do t’i fliste banorit, ajo nuk arriti dot që t’a mbante.

Gjatë bisedës që bënë ditën e sotme, Jozi i tha se ajo nuk ka qenë e sinqertë me të as 1 për qind që ai ka qenë me Loredanën. Gjithashtu i tha se ishte toksike, e sipas tij, edhe më shumë se Egli.

Pjesë nga biseda:

Jozi: Ke thënë do të bëj ndryshe, ke kërkuar falje 1000 herë, dhe të nesërmen e ke bërë prapë.

Loredana: Ça kam gabuar?

Jozi: Sjelljen me mua

Loredana: Për shembull?

Jozi: Mënyra se si flet për mua pas shpine, ke thënë se bëj më dhe e ke bërë prapë. Prishesh me mua dhe shkon e rri me spiunin e vogël. A ke pak cipë ti?

Loredana: Edhe te Danja

Jozi: Ishe duke qëndruar me atë. Kur të jetë ai mos rri me të. Ose rri me të se nuk është problem

Loredana: Ti po rri me Laertin, shkove e përqafove Laertin

Jozi: Për babin e vet moj, turp të kesh

Loredana: Tani mo

Jozi: Për parashutën

Loredana: Po nuk e përqafove për parashutën, po nuk i the ‘Laert, Laert’ për parashutën, vdes ai?

Jozi: Kush je ti moj me më dhënë direktiva

Loredana: Shoh veten time se nuk jam për përqafime, e kam mendjen te ti, këtë shikoj.

Jozi: Ça mashtruese kalibri, ça mashtrimesh idiote që bën. I urrej këto gjëra, hiqi këto nga koka. E kupton sa keq është, ça po thua? Edhe sikur mos t’a kem unë, ti duhet të thuash ‘hej Joz tregoje veten në këto situata, të jesh më i afruar’. Vjen ti e më tregon se ça të bëj.

Loredana: Unë e kam bërë gjithmonë me të gjithë, po tani nuk mundem me këtë që po më bën ti.

Jozi: Më e mira punë është t’i përmbahesh atij premtimit që bëre

Loredana: Prandaj e bëra se po e shikoj se nuk po na shkon

Jozi: Faleminderit shumë, e paske bërë me plot vetëdije, bravo të qoftë.

Loredana: Doja qetësi këto ditë të fundit, doja ditë të bukura

Jozi: Toksike, je më toksike se Egli

Loredana: Nuk jam toksike fare

Jozi: Ti nuk ha bukë nga këto

Loredana: Po më heq oreksin, nga sinqeriteti që kam dhënë për këtë marrëdhënie, ti po mi hedh poshtë të gjitha

Jozi: Ku e ke moj sinqeritetin, o dritë, sikur të ma bësh 10 herë më zi, nuk ma bën goja të nxjerr atë betim që nuk dua të flas e të më flasësh

Loredana: Se po më shkatërron

Jozi: U shkatërrofsh o Zot, u shkatërrofsh nëse nuk je e sinqertë. Se sa kam qenë unë i sinqertë, ti nuk je as 1 për qind me mua.