Aktorja e famshme, Suzanne Somers, ka folur së fundmi për rikthimin e kancerit. Fillimisht ishte bashkëshorti i saj 87-vjeçar, Alan Hamel, i cili dha lajmin i pari.
Ndërkohë ylli i “Three’s Company” u shpreh me anë të një deklarate se:
“Unë jetoj me kancerin që nga të 20-at. Dhe sa herë që shfaqet ai i mallkuar, unë vazhdoj ta luftoj”.
76-vjeçarja, karriera e së cilës mori hov kur luajti në filmin amerikan “Graffiti” shtoi:
“Bëj çmos që kjo sëmundje tinëzare të mos më kontrollojë”.
Megjithatë nuk është specifikuar se çfarë lloj kanceri ka përjetuar Suzanne kohët e fundit. Ajo shtoi se Hameli dhe fëmijët e saj kanë qenë pranë saj:
“Kanceri im është një sëmundje që preku gjithë familjen time dhe sapo më goditi mua në të 20-at, unë dhe Alan u afruam edhe më shumë dhe çdo moment i çdo dite ishte i çmuar. Ne nuk kemi kaluar as një ditë të ndarë për më shumë se 42 vjet. Kjo është avantazhi i madh i kancerit tim. Familja ime ka qenë mbështetëse e pabesueshme në çdo hap të rrugës”.