Ditën e djeshme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” u diskutua në lidhje me rrjetin social “Instagram”. Kush fiton më shumë, djemtë apo vajzat?

Teksa në studio po thuhej se më shumë fitojnë vajzat, Edi Manushi tha se në fakt emri më i kërkuar sot është ai i një mashkulli.

“Emri më i kërkuar sot nga brandet e mëdha dhe është Luiz Ejlli dhe është një mashkull. Edhe rrëzohet gjithë kjo filozofi për femrat në Instagram”, tha Manushi.

Por Krist Aliaj thotë se nuk e rrëzon aspak faktin që vajzat fitojnë më shumë në këtë rrjet social.

Ndërkohë gazetari Elios Shuli thotë se nëse ‘Luiz Ejlli del ‘topless’ me një trup të pa palestruar, nuk do të ketë asnjë shitje produkti’.