Mbrëmjen e djeshme Cristiano Ronaldo ndodhej në stol teksa zhvillohej ndeshja e Portugalisë kundër Zvicrës e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Botës.
Portugalia ia arriti ta shpartallojë Zvicrën me një rezultat të jashtëzakonshëm 6-1, edhe pa titullarin e saj Ronaldon në lojë.
Vendimi i kapitenit Santos për të lënë Ronaldon në stol nuk u prit aspak mirë nga tifozët e tij jashtë apo edhe ata të pranishëm në stadium të cilët shpesh bërtisnin emrin e tij njëzëri.
Ky fakt nuk i pëlqeu aspak as partneres së Ronaldos, Georgina Rodriguez e cila ka bërë edhe një reagim në Instagramin e saj.
View this post on Instagram
Krahas disa imazheve nga stadiumi mbrëmjen e djeshme ajo shkruan:
”Urime Portugalia. Ndërsa 11 lojtarët këndonin himnin, i gjithë fokusi ishte tek ti. Sa keq që nuk mundëm të shijonim lojëtarin më të mirë të botës të luante për 90 minuta. Stadiumi nuk ka ndalur duke bërtitur emrin tënd me të madhe.”
Kujtojmë që qëndrimi në stol i Ronaldos në këtë ndeshje të rëndësishme erdhi pas një “sherri” me Fernando Santos, trajnerin e Portugalisë, gjatë ndeshjes së fundit të Portugalisë në fazën e grupeve kundër Koresë së Jugut, pasi reagoi me zemërim për t’u zëvendësuar.
Si rezultat i reagimit të tij, Ronaldo e gjeti veten në stol për ndeshjen vendimtare të Portugalisë në 1/16 kundër Zvicrës.