Një futbollist i ka lënë përdoruesit e rrjeteve social pa fjalë pasi morën vesh moshën e tij reale. Shumë persona këmbëngulin se nuk ka asnjë lloj mënyre që ai të jetë aq i ri sa pretendon të jetë.
Është fjala për Jeremiah Johnson, nga Fort Worth, Teksas. Ai ka fituar një çmim MVP në Kampionatin Kombëtar të Rinisë në Miami gjatë fundjavës.
Por kjo arritje e tij është lënë në hije në mënyrë drastike kur në internet u zbulua mosha e tij. Fansat janë të bindur se ky mund të jetë një mashtrim.
Pasi një foto e futbollistit të ri me mustaqe u bë virale në “Twitter” dhe “Instagram”, përdoruesit e mediave sociale mbetën të habitur kur mësuan se sa vjeç është në të vërtetë Jeremiah .
Ndërsa shumë përdorues të internetit mendonin diku midis 20 dhe 35… Jeremiah thotë se ai është në fakt pothuajse një dekadë më i ri se supozimi më rinor – duke zbuluar në një video në internet se ai është vetëm 12 vjeç.
Zbulimi i tij shkaktoi një vërshim mosbesimi në internet, ku shumë këmbëngulin se nuk ka mundësi që dikush që duket aq i pjekur sa ai të jetë kaq i ri.
Përdoruesit pohuan se kishte ‘zero shanse’ që ai të mos ishte një burrë i rritur, përpara se të shtonin se dukej sikur ‘kishte një hipotekë’.
Të tjerë thanë se ai ‘nuk mund të ishte 12 vjeç me mustaqet e Steve Harvey’ dhe shtuan se dukej sikur ishte nga filmi hit ’21 Jump Street’.