Pas javësh me aludime dhe pikëpyetje rreth marrëdhënies së tyre, Sarah Berisha ka konfirmuar për herë të parë publikisht se historia e dashurisë me DJ PM ka marrë fund. E pyetur nga një ndjekës në Instagram nëse vazhdon të jetë në një lidhje me DJ PM, Sarah vendosi t’u japë fund njëherë e mirë spekulimeve.

“Jo, ne nuk jemi më bashkë. U bë disa muaj që jemi ndarë (shumë përpara se të dilte lajmi). Disa gjëra janë të shkruara për të mos zgjatur gjithmonë, por e mira është që kur marrin fund të ruajmë respekt për njëri-tjetrin”, shkroi ajo.

Sarah shtoi se zgjodhi të fliste edhe për shkak të publikut që e ka ndjekur dhe mbështetur çiftin që nga “Big Brother VIP Albania”, ndërsa bëri të qartë se nuk ka ndërmend ta diskutojë më tej ndarjen: “Këtë temë s’do ta hap më”.