Sara Gjordeni do të jetë moderatorja e sezonit të shtatë të “She’s on Top” që pritet të transmetohet shumë shpejt në ekranin e madh të Top Channel.
Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” ka bërë disa postimet në rrjetet sociale, që menjëherë kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj.
Në një postim, Sara ka ndarë me publikun disa fotografi të vajzave që kanë shkuar për audicione, por duke u mbuluar portretin.
“Sezoni me vajzat më seksi, më të zgjuara dhe më të bukura. Definitivisht!”, ka shkruar ajo krahas postimit të saj.
Më pas, Gjordeni ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit pikërisht në lidhje me emisionin që ajo do të moderojë.
“Mendon se do jesh një moderatorë e rreptë apo e butë siç ishe opinioniste?”, i ka shkruar dikush dhe ajo i është përgjigjur:
“Do jem më vetja se kurrë! Pastaj më thoni ju sesi dukem…”.





