Shakira ka nisur një jetë të re në Majemi, pas largimit nga Spanja për shkak të ndarjes me futbollistin Gerard Pique.

Këngëtarja ka lënë pas gjithçka dhe mesa duket është gati për një histori të re, edhe pse ka kaluar pak kohë që nga dramat me Pique.

Së fundmi, këngëtarja është parë nën shoqërinë e pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton duke shijuar një shëtitje me varkë. Dyshja u pa dhe më herët duke darkuar menjëherë pas garës së Çmimit të Madh të Majemit, duke shtuar dyshimet për lindjen e një historie dashurime mes tyre.

Kujtojmë se Hamilton ka pasur lidhje më përpara me këngëtare se Nicole Scherzinger apo Rihanna, prandaj edhe pse me një diferencë në moshë, lidhja me Shakirën mund të funksionojë.