I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Shëndrit Lumi. Ai ka folur më shumë mbi eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, opinionin mbi banorët, por dhe detaje të tjera nga jeta e tij personale…
Cilët janë fituesit e tu të preferuar të pesë edicioneve të “Big Brother VIP”?
Për mua Gjesti mbetet një fitues shumë i merituar dhe i jashtëzakonshëm, sepse jo vetëm që ka bërë lojë në “Big Brother VIP Albania”, por ka pasur një qëndrim relativisht shumë të gjatë dhe nuk është shterur fare. Kështu që mendoj se mbetet një fitues shumë i mirë. Luizi po ashtu nuk është për të mos u përmendur, pavarësisht që nuk është se e kam përmendur shpesh. Pastaj vjen Egla dhe Iliri. Selin për mua mbetet, nuk mund ta gjykoj.
Po mes këtyre që rendite, Selin e sheh sipër tyre?
E shoh të njëjtë. Gjestin e shoh pak më të fortë. Ka bërë lojë shumë të fortë. Ky “Big Brother” unë mendoj se ka qenë “Big Brother” i Selin. Duke i parë dinamikat se si janë zhvilluar, fituese ka qenë Selin. Nuk ka pasur dinamikë, ose personazh, i cili ka dalë jashtë gjësë për të zhvilluar komplet një strategji tjetër. Për mua Gjesti mbetet fenomen, sepse ka pasur një audiencë të frikshme prapa vetes dhe e ka ende. Kështu që nuk krahasohen.


