Sipas astrologes Leslie Hale, muaji nëntor do të sjellë ndryshime pozitive për tri shenja të zodiakut: Shigjetarin, Akrepin dhe Dashin. Sipas parashikimit të publikuar, kthimi i Mërkurit dhe Venusit në lëvizje të drejtpërdrejtë më 13 nëntor, si dhe hyrja e Diellit në Shigjetar më 22 nëntor, do të shënojnë një periudhë më të favorshme për këto shenja.

Shigjetari pritet të ndihet më energjik dhe më i gatshëm për t’u përfshirë në aktivitete shoqërore. Në punë mund të shfaqen mundësi të reja, ndërsa kjo periudhë do ta ndihmojë të mendojë më qartë për të ardhmen. Akrepi mund të lërë pas paqartësitë dhe vështirësitë e javëve të mëparshme. Komunikimi, njohjet e reja dhe bashkëpunimet do të marrin më shumë rëndësi. Gjithashtu, do të ketë mundësi të përqendrohet te stabiliteti financiar dhe përmirësimi i jetës së përditshme.

Dashi pritet të përjetojë lehtësim në çështjet financiare dhe në marrëdhëniet personale. Hyrja e Diellit në Shigjetar mund t’i sjellë dëshirë për të mësuar gjëra të reja, për të udhëtuar dhe për të eksploruar mundësi të ndryshme. Sipas astrologes, nëntori mund të jetë një muaj më i favorshëm për dashurinë, miqësitë dhe planet e ardhshme