Sozia e këngëtares Taylor Swift është nxjerrë së fundmi nga një dyqan në Los Angeles, pasi prania e saj shkaktoi bujë në mesin e blerësve. E reja e quajtur Ashley Leechin u rrethua nga fansat kur mbërriti në qendrën tregtare The Grove në Los Angeles, e shoqëruar nga dy roje sigurie. 29-vjeçarja nga Nashville i Tennessee ishte e gatshme të pozonte me fansat që mendonin se është Taylor.

Sjellim në vëmendje se studentët në Universitetin Shtetëror të Arizonës mund të studiojnë muzikën dhe jetën e Taylor Swift për kreditimin e kolegjit. Psikologjia e Taylor Swift po prezantohet këtë semestër në kampusin Tempe, Arizona. Kursi drejtohet nga studenjta e Ph.D. Alexandra Wormley, e cila shpreson të frymëzojë biseda kuptimplota që i çojnë studentët drejt koncepteve të avancuara të psikologjisë.