Instruktori i njohur i palestrës, Remil Peqini, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka dhënë disa këshilla për stinën e verës.

Por jo vetëm kaq, pasi ai komentoi edhe studimet që thonë se në verë ka një lloj tendence për më shumë tradhti. Por sipas tij, nuk është kjo stinë arsyeja por është çështje karakteri.

Remil shprehet se një person që tradhton e ka menduar disa kohë më përpara, kur ka qenë vetëm me veten dhe zëri i tij i brendshëm i ka thënë ‘ti mund të tradhtosh’ dhe ai nuk e ka kundërshtuar.

Pjesë nga intervista:

Studimet thonë që sikur gjatë verës ose më saktë pak para se të vijë vera, ka një lloj tendence për tradhti apo dhe ndarjet nga partnerët e tyre respektiv. Pse duket se natyra njerëzore është më e predisponuar të tradhtojë gjatë verës? Dhe nëse do pastaj mund të shkosh në eksperienca personale.

Është e vërtetë kjo, që shumë persona tradhtojnë më shumë gjatë verës, qofshin të martuar edhe të lidhur.

Pse të martuarit përjashtohen…

Ata akoma më tepër

Kur e ke të ndaluar, dëshira është më e lartë.

Unë nuk mendoj që vera është një arsye, një mendim që ty të vjen për të tradhtuar.

Nuk është spontanisht?

Unë mendoj që çështja e tradhtisë ty të ka ardhur disa kohë më përpara, kur ke qenë vetëm me veten dhe ai zëri i brendshëm të ka thënë që ‘ti mund të tradhtosh’ dhe ti nuk e ke kundërshtuar. Ti thjesht ke pritur momentin se kur do e bësh. Tradhtia nuk vjen në moment, vjen shumë kohë më përpara.

Po ka edhe tradhti momentale…

Mendoj që është çështje karakteri. Ka shumë persona që thonë ‘unë tradhtova se partneri më tradhtoi, partneri bëri një gjë’.

Po, duan të hakmerren

Nuk është hakmarrje, është çështje karakteri. Ti nuk po i bën keq tjetrit me hakmarrjen

As vetes

Ti po i bën keq vetes

Mbase nuk i bën keq

Unë mendoj që është shumë e thjeshtë të ndahesh sot. Mjafton që të ndahesh. I thua personit që nuk kam më ndjenja për ty.

Po ajo mund të jetë lënduar aq shumë saqë dëshiron që edhe ai t’a provojë njëherë këtë ndjesinë e tradhtisë.

I pari që tradhton e ka menduar mirë tradhtinë dhe nuk lëndohet nëse ti bën njësoj. Madje mendoj se ndihet më mirë sepse thotë ‘tani jemi baraz’. Tani hapet loja se të dy mund të tradhtojnë dhe bëhen si këto marrëdhëniet që janë pothuajse marrëdhënie të hapura.