Lorna Hajdini, drejtoresha ekzekutive shqiptare në JPMorgan Chase, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të ish-bankierit Chirayu Rana, duke i cilësuar ato si tërësisht të fabrikuara dhe shpifëse. Në një kundërpadi të depozituar në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut, Hajdini thotë se Rana shpiku historinë se ajo e kishte detyruar të bëhej “skllavi i saj seksual”, me synimin për të përfituar miliona dollarë dhe për t’i dëmtuar reputacionin profesional.
Në dosje janë përfshirë edhe emaile dhe mesazhe tronditëse të dërguara ndaj saj nga persona anonimë. Disa prej tyre përmbanin kërcënime ekstreme dhe gjuhë urrejtjeje, ndërsa të tjera komente seksuale degraduese dhe oferta fyese. Në një mesazh të datës 30 prill, dërguesi, emri i të cilit është hequr, shkruante: “Shpresoj të të përdhunojnë në grup deri në pikën sa të duash të vrasësh veten më pas, kur të kuptosh çfarë prostitutë pa vlerë je. Copë m***. Vrite veten. Sinqerisht shpresoj që e gjithë familja jote të vdesë ngadalë, me dhimbje, nga kancere agresive.”
Një email tjetër i datës 1 maj shkruante: “O Zot, vajzë e keqe, më sill atje, dreqi e mori, ke forma… dua të të përkulem mbi tavolinë dhe të të them që dua një bonus të ri dhe një kartolinë Krishtlindjesh, sepse kam një ‘top’ për ty dhe nuk spiunoj.” Një tjetër email i datës 1 maj, me subjektin “Lodra jote e re”, shkruante: “Më pëlqen gjithçka që kam lexuar deri tani për ty. Emri im është i redaktuar dhe nëse ke nevojë për një skllav, unë kam kohë që kërkoj një person që të më komandojë. Ai tipi arab është një frikacak.”
“Nëse gjithçka që duhej të bëja ishte të flija me ty dhe ta bëja shumë mirë, do të isha President i Chase. Shpresoj që je mirë, tani që je kudo në lajme… çdo burrë në Amerikë dëshiron të flejë me ty… shpresoj të më vijë edhe mua radha.” Rana, i cili kishte gënjyer duke thënë se babai i tij kishte ndërruar jetë për të marrë pushim nga puna, mbrojti padinë e tij fillestare kundër Hajdinit, duke pretenduar se kjo histori është kthyer në një obsesion ndërkombëtar për shkak të “pabarazisë gjinore”.
Avokatët e Hajdinit deklarojnë se ajo dhe familja e saj janë përballur me ngacmime të vazhdueshme, meme dhe video të krijuara me inteligjencë artificiale me përmbajtje denigruese. Ata akuzojnë Ranën se ka nxitur këtë valë sulmesh duke përhapur “gënjeshtra” për ta paraqitur Hajdinin si një “grabitqare raciste dhe seksuale”. Nga ana tjetër, Rana ka mbrojtur publikisht padinë e tij, duke pretenduar se reagimi ndaj çështjes është ndikuar nga “pabarazia gjinore”. Ai ka deklaruar se nëse rolet do të ishin të kundërta, opinioni publik do të kishte reaguar ndryshe. Ndërkohë, JPMorgan Chase ka mohuar kategorikisht akuzat dhe ka bërë të ditur se një hetim i brendshëm nuk gjeti asnjë provë që mbështeste pretendimet e bankierit nepalezo-amerikan.



