Gjatë viteve të fundit, investimet në futboll janë rritur shumë dhe kryesisht janë sheikët ato që kanë ndryshuar tregun.

Megjithatë, kjo nuk e tremb aspak reperin e famshëm, Jay-Z, i cili kërkon tashmë të jetë pjesë e futbollit europian.

Sipas mediave angleze, bashkëshorti i Beyonce kërkon që të blejë aksionet e Tottenham. Thuhet se këngëtari 53-vjeçar ka pyetur për çmimin e klubit, teksa në treg vlera e skuadrës arrin në 2 miliardë paund.

Jay-Z do të ndihmohet në këtë mision nga investitorë amerikanë, të cilët për 13 vite kanë investuar në klubin e Arsenalit. Mesa duket, projekti i Jay-Z i ka bindur më shumë dhe tashmë mund të ketë diskutime për aksionet e klubit.

Ndërkohë kujtojmë se reperi i famshëm është investitor edhe në basketboll, aty ku ka aksione së bashku me Beyonce në klubin e Bruklin Nets.