Blogerja e njohur, Sarah Berisha, prej disa ditësh ndodhet në vendin luksoz, Mykonos, Greqi, ku po shijon disa ditë pushime së bashku me motrën e saj, Ditea.

E teksa po relaksohet, ajo ka vendosur që të bëjë në pyetësor me ndjekësit e saj në “Instagram”. Sarah u thotë atyre që t’i bëjnë pyetje rreth udhëtimit në Mykonos.

Teksa fansat janë shumë kuriozë të dinë se çfarë vendesh po viziton, ku po qëndron dhe si janë çmimet, ka të tjerë që bëjnë komente të tjera.

“Je bërë shumë mendjemadhe”, i ka shkruar dikush dhe ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP” ka vendosur që t’a publikojë këtë në “Instastory”.

E sigurisht nuk ka munguar as përgjigja e saj, e cila i kthehet:

“Mirë faleminderit. Bukur ishte andej, u kënaqëm shumë”, duke e shoqëruar edhe me një emoji zemre.