Ajo është një nga modelet e famshme më të komentuara dhe të pëlqyera nga publiku. Është fjala për Georgina Rodriguez, e cila në profilin e saj në “Instagram” numëron plot 50 milionë ndjekës.

Partnerja e futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo, ndan me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria e saj, por nuk mungojë as fotot seksi dhe provokuese.

Së fundmi, Georgina ka publikuar në “Instagram” disa imazhe ku shfaqet shumë elegante e veshur me një fustan në ngjyrë të verdhë.

Veshjen ka zgjedhur ta kombinojë me një çantë të zezë, këpucë transparente dhe sigurisht me bizhuteritë shtrenjta.

Ndërkohë në pozat e realizuara në një jaht luksoz, shfaqet dhe Ronaldo, por me kurriz së bashku me disa të tjerë.