Gjyshja më ‘e nxehtë’ në botë ka rrëfyer se vdekja tragjike e legjendës së kriketit, Shane Warne, e ka detyruar atë të kuptojë se sa “të pakuptimta” janë fotografitë magjepsëse në “Instagram”.
Gina Stewart zbuloi ekskluzivisht në fillim të këtij viti se si ajo ishte takuar me personazhin e famshëm përpara se ai të vdiste në mars.
Tani, duke folur për “Daily Star”, ajo shpjegoi se sa shumë ka luftuar që atëherë dhe se si vdekja e tij e ka bërë atë të rivlerësojë mënyrën se si i percepton dhe përdor mediat sociale.
“Ishte një vit kaq intensiv 2022, në nivel personal me humbje dhe më ka tronditur vërtet. Kam arritur të kuptoj se sa të pambrojtur jemi të gjithë në këtë jetë dhe sa e përkohshme është e gjitha, veçanërisht pas vdekjes së Shane”, ka thënë 52-vjeçarja.
Kjo e fundit ka shtuar se që pas vdekjes së Shane, ajo nuk ka postuar aq shumë foto seksi në rrjetet sociale, pasi mendon se ka ndryshuar opinion rreth tyre.
Sipas saj, postimet në rrjetet sociale duhet të jenë më kuptimplote.
“Duke lëvizur nëpër rrjetet sociale shoh kaq shumë gra të bukura dhe si unë biem në grackën e postimeve të rregullta thjesht gjëra të pakuptimta. Por unë mendoj se rrjetet sociale po ndryshojnë dhe janë më shumë se thjesht foto të bukura”, ka thënë ajo.
“Daily Star” shkruan se Gina u takua me shokun australian, Shane, në fshehtësi pasi u takua me të për herë të parë në nëntor të vitit 2018.