Phoebe Bridgers po frymëzon një brez të tërë të ri që të përqafojnë qimet natyrale të trupit të tyre, pas paraqitjes së saj të fundit në Festivalin e Filmit në Venecia.

Këngëtarja e famshme tregoi këmbët e saj të padepiluara teksa veshi një fund “Gucci” në konferencën për shtyp për filmin e saj të ardhshëm, “Primetime”.

32-vjeçarja pozoi së bashku me kolegët e saj, përfshirë Robert Pattinson dhe Bokeem Woodbine, për të promovuar filmin në Itali të shtunën, duke tërhequr vëmendjen e fansave në mediat sociale.

“Prit, kjo është kaq e rrallë për figurat publike, o Zot… Mbretëreshë”, shkroi dikush në X.

“Ajo është kaq e vërtetë për këtë, o Zot, kjo më bëri ta dua edhe më shumë”, komentoi një tjetër.

Një i tretë shtoi: “Mendoj se do të qaj sepse kjo është kaq e rëndësishme për mua.”

Ndërkohë kujtojmë se në prill të vitit 1999, Julia Roberts bëri bujë në media dhe bëri histori kur tregoi sqetullat e saj të padepiluara, ndërsa përshëndeti fansat në premierën e filmit “Notting Hill” në Londër.

“Unë përshëndeta me dorë dhe njerëzit panë që kisha qime nën sqetulla. Ishte një skandal”, kujtoi Roberts për Vogue vite më vonë.