
Dea Mishel është treguar e ashpër ditën e sotme me modelet e “She’s on Top”, teksa komentonte fotot e tyre të realizuara buzë detit.
Për një nga vajzat ajo tha se dukej si një gjyshe që kishte dalë poshtë pallatit për të kontrolluar nipin, ndërsa për një tjetër se po flinte. Ajo u tërhoqi vëmendje vajzave se duhet të veprojnë pasi janë të gjitha në konkurs.
“Ma nxirrni pak foton e Ilarias të parën. Ma nxirrni pak. O Ilaria e di si mendoj unë? Kjo fotoja është si ato gjyshet që dalin para pallatit dhe kontrollojnë nipin pse nuk po ha bukë. Ç’është kjo pozë!? Seriozisht domethënë, si e mendove, si e konceprove?
Nga ana tjetër, Sara po flinte në plazh. Vetëm dy vajza garojnë, këto të tjerat çfarë bëjnë? Duartrokasin? Janë në një konkurs të gjitha.






