Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë kënduar e kërcyer deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Duke qenë se e kanë kaluar shumicën e kohës në oborr, Vallai i Madh u ka vendosur këngë të ndryshme ku është krijuar një atmosferë mjaft e bukur dhe e qetë në “Big Brother VIP2”.
Edhe Kiara Tito e Luiz Ejlli kanë kërcyer me pjesën tjetër të banorëve, por nuk kanë munguar as momentet romantike mes tyre.
Por në një moment moderatorja ka vendosur që të ngacmojë këngëtarin e njohur, duke i thënë se ‘duhen më shumë djem në shtëpi’.
View this post on Instagram
“Çuna sidomos, na duhen më shumë”, tha Kiara, ku Luizi nuk tha asgjë por nisi të kërcente.
Më pas ai i afrohet dhe e puth në buzë. Pas tij të njëjtin veprim bën edhe Kiara, e cila e tërheq pranë vetes dhe e puth.