Ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon, ishte e ftuar Neda Balluku,e cila ndau emocionet e pritjes së ëmbël.

Opionionistja e “Për’puthen” është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe shumë shpejt do të sjellë në jetë një vajzë.

Neda tregoi se kjo ishte një surprizë për familjen e saj, por po e përjeton me emocione shumë pozitive dhe është një nga të papriturat më të bukura të jetës.

E pyetur nga Bieta sesi reagoi Ogreni, Neda tregoi momentin kur ia tha:

 “Më kujtohet kur e mora në telefon dhe i thashë ‘të lutem duhet të vish në shtëpi’ dhe është një gjë që unë nuk e bëj kurrë. Pra unë s’jam nga ato partnere që jam gjithë kohës në telefon, ndaj ishte një telefonatë e çuditshme për Ogrenin. Erdhi menjëherë dhe pastaj ia thashë. Ai është ndryshe nga unë, është optimist i pashërueshëm, e sheh gotën plot fare. Ai thotë gjithë kohës që jemi shumë mirë dhe kjo më ka ndihmuar shumë në shtatzëninë e tretë. Se ka një ndryshim shumë të madh të bëhesh nënë për herë të parë dhe pastaj për herë të tretë”.