Kiara Tito pësoi një incident ditën e djeshme duke u shtrirë përtokë e duke shpërthyer në lot. U tha se banorja ishte rrëzuar, por në fakt Kiara kishte pësuar tërheqje muskulare.
Si pasojë, ajo u dërgua në spital, ndërsa pas disa orësh u rikthye. Tea, Mikela dhe Luizi janë banorët që i kanë qëndruar më shumë pranë, duke u kujdesur për të.
View this post on Instagram
Këngëtari i njohur i ka përgatitur ushqimin, e ka ndihmuar me sendet personale, i ka bërë fresk dhe i ka kënduar këngën “Perfect” nga Ed Sheeran që ta zërë gjumi.
Edhe pse Kiara i tha në një moment se ka krijuar “shumë konfidenca me të” dhe “nuk e ka falur”, këngëtari ka vijuar që t’i qëndrojë pranë gjatë gjithë natës teksa ajo flinte nëse do të kishte sërish shqetësime.