Michael Jackson do të kishte festuar sot ditëlindjen e tij të 65-të. Me rastin e kësaj dite, modelja me famë botërore, Naomi Campbell, ka bërë një postim në rrjetet sociale kushtuar “mbretit të popit”.
53-vjeçarja ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një album fotografik të tyre së bashku, për të nderuar kujtimin e tij.
Në fakt ajo ka “uruar” këtë ditë, ndërsa ka deklaruar se do ta ketë gjithmonë në zemër.
View this post on Instagram
“Gëzuar ditëlindjen mbreti i popit. Sot do të kishit ditëlindjen tuaj të 65-të. Do të jesh përgjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar modelja e famshme në mbishkrimin e postimit të saj.