Në shtëpinë e ish-banores së “Big Brother VIP 5”, Juela Nikolli, sot ka festë. Nëna e këngëtares feston ditëlindjen dhe ajo nuk ka nguruar që t’i bëjë një urim të ngrohtë në rrjetet sociale.
Juela ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi me mamin, të cilën e konsideron si më të mrekullueshëm në botë. Ajo shprehet se është një shembull i çmuar për të dhe motrat e saj.
Këngëtarja tregon se e ëma mbush sot 63 vjeçe ‘dhe vazhdon të shkëlqejë si një yll që nuk shuhet kurrë’.

“Gëzuar ditëlindjen, nënës më të mrekullueshme në botë!
Sot zemra ime rreh më fort për ty dhe lutjet e mia janë vetëm për shëndet, dashuri dhe lumturi pa fund. Ti je si dritë e butë që ndriçon çdo ditë të jetës sime, një nënë e jashtëzakonshme, një krah i ngrohtë dhe një shembull i çmuar për mua dhe motrat e mia.
Të dua pafund, mami, me një dashuri që s’matet me fjalë.
P.s. Mami sot mbush 63 vjeç… dhe vazhdon të shkëlqejë si një yll që nuk shuhet kurrë”, shkruan Juela krahas fotos me nënën e saj.



