Instruktori i njohur i palestrës, Remil Peqini, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka dhënë disa këshilla për stinën e verës.
Por jo vetëm kaq, pasi ai komentoi edhe studimet që thonë se në verë ka një lloj tendence për më shumë tradhti. Por sipas tij, nuk është kjo stinë arsyeja por është çështje karakteri.
Remil shton më pas se janë shtuar shumë marrëdhëniet e hapura, ku burri dhe gruaja bien dakord që të bëjnë jetën që duan. Ai u shpreh se është shumë kundër pasi është pro familjes.
Pjesë nga intervista:
Remil: I pari që tradhton e ka menduar mirë tradhtinë dhe nuk lëndohet nëse ti bën njësoj. Madje mendoj se ndihet më mirë sepse thotë ‘tani jemi baraz’. Tani hapet loja se të dy mund të tradhtojnë dhe bëhen si këto marrëdhëniet që janë pothuajse marrëdhënie të hapura.
Ronaldo: Ka shumë në Tiranë?
Remil: Shumë ka, sa kemi dëgjuar janë shumë.
Ronaldo: Po si funksionon? Shumë kam dëgjuar për këtë. Po unë jam naiv, ti e di,
Remil: Shumë naiv.
Ronaldo: Si funksionon një marrëdhënie e hapur ekzaktësisht në Tiranë?
Remil: Me të dëgjuar e kam. Unë nuk jam dakord me këto, por ka dakordësi ndërmjet dy partnerëve që mund të bëjnë jetën që duan…
Ronaldo: Paralele?
Remil: Dhe mund të bashkëjetojnë bashkë.
Ronaldo: Po sigurisht që bashkëjetojnë. Pra mund të jenë burrë dhe grua, paralelisht mund të bëjnë dhe jetën e tyre aktive seksuale me partnerë të ndryshëm.
Remil: Mendoj që as jemi barazuar me Europën dhe botën, e kemi kaluar pak. Unë mendoj se i ekzagjerojmë të gjitha gjërat na vijnë.
Ronaldo: Po sepse ne si popull nuk njohim të mesme. Ne ose jemi rasti që s’bëjmë fare seks burrë e grua…
Remil: Ose nuk mjafton burri por për të shkuar me një tjetër. Jo, nuk e mendoj këtë. Unë jam shumë kundër, jam pro familjes. Këto gjëra nuk sjellin familje.
Ronaldo: Për çfarë je kundër?
Remil: E di që është shumë normale ditëve të sotme, se po bëhet normale.
Ronaldo: Është normalizuar shumë.
Remil: Por duhet t’a mendosh gjatë këtë. Po flasim si mashkull dhe si femra, do jenë prindër një ditë me çfarë do i edukojnë fëmijët? Se të tradhtosh është normale? Se kjo është pastaj.
Ronaldo: Ja pra, kemi si këto rastet e këtyre adoleshenteve që pastaj pushtojnë kronikën e zezë. Ti ke bërë një analizë vetë se pse tradhtohet kaq shumë sot?





