Ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Armir Tola, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin.
Gjatë kësaj interviste, Armiri ka treguar për surprizën që ai së bashku me Stinën, janë duke realizuar për fansat e tyre. Ai tregoi se Stine ka menduar që t’i bëjë një dhuratë të madhe, një këngë.
“Surpriza nuk është se e kam menduar unë, më erdhi nga vetë Stine. Më sjell një fjalë që unë e kisha viralitet, ‘me gjykatë’. Me një ish-banore të BBV, me Armelën. Një ditë sa u zgjova nga gjumi e se çfarë më tha dhe unë kam një shprehje të bukur që ‘5 minuta kur zgjohem nga gjumi, mos më fol me gjykatë të Republikës së Shqipërisë’. Për 5 minuta unë mund të bëj çdo gjë dhe nuk më kap ligji i thosha asaj. Ajo më thoshte se çfarë është kjo gjykatë, unë gjykata e Republikës së Shqipërisë”, tha Tola.
Pjesë nga intervista:
Armiri: Falë një miku tonë të përbashkët, është një ndër personazhet që ne të dy na ka mbështetur maksimalisht.
Stenaldo: Është e vërtetë.
Armir: Është treguar si vëlla me ne. Ai e ka emrin Stine. Ai po bën një gjë shumë speciale që mund të bëhet vetëm në gjykatë se nuk ka si të bëhet ndryshe. Po bën një dhuratë kaq të madhe në jetë, një këngë.
Stenaldo: Është e bukur shumë, të kalosh nga inxhinieria
Armir: Është shumë e vështirë.
Stenaldo: Armiri është inxhinier ndërtimi, jo inxhinier për shembull, zëri, se ato në rregull, do bënte kuptim.
Armir: I madhi shoku jonë Stine më realizoi një ëndërr që të kisha një këngë.



