Konkurrentja e këtij edicioni të “She’s On Top”, Eli Deda, gjatë një interviste për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka folur për rrugëtimin e saj në këtë program. Gjithashtu ajo u ndal edhe te disa detaje nga jeta e sa personale.
E pyetur nga moderatori i njohur nëse është e dashuruar, ajo u përgjigj ‘jo’, duke shtuar se ka patur disa raste.
“Nuk është se nuk kam patur raste. Kam patur madje nga këngëtarë, futbollistë, njerëz shumë të njohur dhe jo vetëm. Por nuk është ai synimi im. Synimi im është karriera dhe prioriteti im janë studimet e mia”, tha Eli Deda.
Gjatë kësaj interviste, modelja ka treguar nëse e ka menduar “Big Brother”-in si eksperiencë televizive. Ajo tha se po, por babai i saj nuk e ka shumë qejf.



