Konkurrentja e këtij edicioni të “She’s On Top”, Eli Deda, gjatë një interviste për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka folur për rrugëtimin e saj në këtë program. Gjithashtu ajo u ndal edhe te disa detaje nga jeta e sa personale.

Pjesë nga intervista:

Ti vazhdon studimet për drejtësi, a do të doje ta kishe një ditë si gjyqtare apo prokurore? Do dëshiroje që nëse do kesh sukses në të ardhmen të merreshe dhe me çështjen e 21 Janarit, ku humbi jetën dhe xhaxhai yt?

Mendoj se çështja e 21 Janarit ka kaluar si gjë, ka kaluar me këto stade që është parë dhe është riparë nga shumë njerëz dhe gjyqtarë, por do e rishikoja dhe vetë. Edhe mbasi është parë dhe riparë, do e shikoja dhe vetë në të ardhmen, do të doja. E synoj shumë si gjë të jem prokurore apo gjyqtare.

Si do ishe si një gjyqtare?

Jeta më ka treguar që të sillem e ashpër me njerëzit, kështu që e ashpër do sillem.

Kë do arrestoje?

Nuk do doja ta përmendja emrin, por do arrestoja dikë.

Është person publik?

Po.

Politikan?

Po. Nuk dua të jap koment për këtë, por do arrestoja. Edhe te pjesa e falenderimeve në “She’s On Top” thashë tre synimet e mia, që ishin modelingu, moderimi dhe politika. Në modeling më ka shtyrë shumë mami, ndërsa në politikë më shtyn babi dhe dua t’i balancoj të dyja dhe t’i çoj lart me veten time.