Ish-futbollisti i famshëm, David Beckham, ka publikuar në profilin e tij të “Instagram”-it një fotografi të rrallë ku shfaqet me babain.

Beckahm kujdeset të mbajë kontakte me miqtë e tij në internet dhe të ndajë me ta momente nga përditshmëria e tij.

David poston shpesh foto, madje edhe video me më të dashurit e tij. Këtë herë, me rastin e ditëlindjes së babait të tij, Ted Beckham, ka postuar një foto të përbashkët të tyre.

Në të, ai shihet si një adoleshent, duke pozuar me të atin, i cili e mban prej beli dhe buzëqesh para kamerës.

Ndërkohë në mbishkrimin e postimit, ish-futbollisti i famshëm ka uruar babain e tij duke shkruar:

“Gëzuar ditëlindjen babi. Shpresoj të kesh një ditë të mrekullueshme. Të dua shumë”.