Leo Messi debutoi mbrëmjen e djeshme në kampionatin amerikan të futbollit, MLS duke shënuar një gol fantastik në minutë të fundit.
Teksa skuadra e Inter Miami ishte duke barazuar me rezultatin 1 me 1 me Crus Azul, argjentinasi bëri atë që di të bëjë më mirë, duke shënuar golin e fitores në minutën e 92-të, nga një goditje dënimi.
Tifozët shpërthyen në brohoritje pas golit, por ai që e shijoi më shumë ishte presidenti i Inter Miami, David Beckham. Ish-ylli i kombëtares angleze u pa i emocionuar, e madje në lot pas golit të bukur të Messit.
MESSI’S FIRST GOAL FOR INTER MIAMI AND IT’S A GAME-WINNER 🤯
WHAT A MOMENT
(via @MLS)
pic.twitter.com/SoF9dSrbDY— Bleacher Report (@BleacherReport) July 22, 2023