Një vejushë gjeti sërish dashurinë me një burrë 26 vjet më të ri se ajo, pasi ai i shkroi në “TikTok”. Tashmë ajo do të shkojë në Xhamajka për të qenë pranë tij.

Është fjala për 55-vjeçaren, Kimberley Hurst, e cila fillimisht u lidh me partnerin 29 vjeç, Jevor Hardware, në aplikacionin e mediave sociale. Ishte prill 2025 kur nisën që të shkëmbenin mesazhe si shokë.

Gjatë kësaj periudhe, burri i Kimberly-t po vuante një betejë gjashtëmujore me kancerin dhe vdiq në qershor 2025. Jevor kontaktoi 55-vjeçaren për të parë se si po përballonte ajo humbjen e të shoqit.

Për t’u rikuperuar, ajo vendosi të fluturonte për në Xhamajka për pak pushim. Me shaka ajo i sugjeroi 29-vjeçarit që të bëhej ‘ciceroni turistik’. Jevori e pranoi ftesën, duke marrë Kimberly-n nga aeroporti dhe ata zhvilluan ndjenja për njëri-tjetrin ndërsa kaluan javën së bashku.

Ata e zyrtarizuan lidhjen më 4 gusht 2025 dhe 55-vjeçarja ka udhëtuar për në Xhamajka çdo 6 javë që atëherë, për të parë partnerin e saj. Madje tani ka si qëllim që të zhvendoset atje përgjithmonë.

Pavarësisht se ka hasur kritika në internet për romancën e tyre pasi kanë 26 vite diferencë, Kimberly thotë se ‘nuk e lejon këtë që të ndikojë’.

“Besojeni ose jo, ne do të telefonojmë një-tjetrin dhe lexojmë komentet pa pushim. Ne qeshim me to”, ka thënë ajo, e cila është një menaxhere e ankesave të sigurisë në Tampa, Florida.