Egli Tako ka qenë e ftuara e radhës në “Grida Duma Podcast” ku ka bërë një nga rrëfimet më personale. Ajo ka folur për dashurinë, miqësinë, marrëdhëniet, jetën pas “Big Brother VIP 4” dhe mënyrën se si e sheh botën sot.

Por jo vetëm kaq, pasi Egli e nisi paksa ndryshe podcastin, duke thënë disa fjalë të sinqerta për Grida Dumën. Sipas Takos, Duma është inspirim dhe duke qeshur shprehet ‘e di atë, dua të bëhem si ti kur të rritem’.

View this post on Instagram

A post shared by GridaDuma_Podcast (@gridaduma_podcast)

“Unë do të them që ti ke një nga mendjet më të bukura që unë kam njohur ndonjëherë, kam dëgjuar ndonjëherë, jam përballur ndonjëherë në jetë. Edhe ky monologu i shkurtër që ti mbajte pak më parë, fakti që unë t’a inspirova, unë di të them që nëse mua Zoti do të më kishte bërë burrë, unë për ty do të kisha bërë Luftën e Tretë Botërore që të të kisha pasur në krahun tim. Realisht je e jashtëzakonshme, e rrallë dhe e di atë, dua të bëhem si ti kur të rritem, edhe vërtetë në fakt je inspirim. Je inspirim, ke qenë gjithmonë edhe vazhdon ende të mbetesh”, ishin fjalët që Egli i drejtoi Grida Dumës.