Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, prej muajsh po shijon romancën e saj me regjisorin francez, Romain Gavras. Së fundmi, artistja ka treguar se ekziston një ‘sekret’ për bashkëjetesën në çift dhe lidhet me pasjen e një jete seksuale të shëndetshme.
Gjatë një podkasti, 28-vjeçarja foli për marrëdhëniet e saj intime me partnerin e saj. Ajo u shpreh se çiftet duhet të jenë plotësisht të sinqertë për atë që kanë nevojë seksualisht në mënyrë që një marrëdhënie të funksionojë.
Ylli i muzikës shtoi se asaj i duket e ‘çuditshme’ të mos e diskutojë këtë temë dhe beson se çdo siklet rreth seksit duhet të lihet mënjanë.
“Të mos flasësh për seksin me personin me të cilin po bën seks është një anomali e çuditshme për mua”, tha Dua Lipa, e cila më pas vijoi:
“Unë mendoj se është e rëndësishme të normalizojmë bisedën rreth seksit dhe ta bëjmë atë një temë për të cilën mund të flasim më lirshëm, në mënyrë që të heqim dorë nga faji dhe turpi që e rrethon atë”.
“Është gjithmonë shumë argëtuese dhe kjo kthehet në idenë e mbajtjes së gjërave të freskëta, të gjesh mënyra për të vazhduar të jesh kurioze për partnerin tënd”, tha Dua.