Luiz Ejlli ngacmoi mbrëmjen e së mërkurës Dea Mishel dhe Krist Aliajn, se pse nuk i dhurojnë njëri-tjetrit një puthje.
Kur këngëtari tha këtë fjali, Efi Dhedhes dëgjohet teksa thotë ‘o sa gjë e bukur’. Por pavarësisht se Luizi këmbënguli që të ndodhte kjo puthje, Kristi u shpreh se ‘ai nuk është tipi i Deas’.
Aliaj shtoi më pas: “Nuk jam unë për Dean”.
Lidhur me këtë Luizi dhe Efi kanë vijuar sërish ngacmimet dhe pyesin Kristin ‘pse meriton më shumë se ti?’.
View this post on Instagram
Pjesë nga biseda:
Luizi: E di kush është e bukura?
Kristi: Jo
Luizi: Ok. E di ça vjen pas
Kristi: Jo nuk e di
Luizi: E bukura është se Dea nuk reagon, as nuk thotë po…
Kristi: Ka një problem
Luizi: Diçka ka, se kur nuk i pëlqen thotë jo direkt
Efi: Kristi thotë gjë jo?
Luizi: Kristi thotë nuk do Dea
Dea: O Krist po të ngacmojnë
Luizi: Kristi thotë nuk jam unë tipi i Deas, pra Dea meriton më shumë
Efi: Ça ka më shumë se ti dikush? Ose ka flokë
Kristi: Nuk ka
Efi: Atëherë je ok