Bianca Censori ka rikthyer vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe rrjeteve sociale me paraqitjen e saj të fundit gjatë pushimeve në Ibiza, ku po qëndron së bashku me bashkëshortin e saj, reperin Kanye West.
Modelja dhe arkitektja australiane është fotografuar duke pozuar “topless” në një parking, e veshur vetëm me një palë tanga, çorape rrjetë dhe taka të larta. Pamjet, të cilat janë shpërndarë gjerësisht në internet, kanë nxitur reagime të shumta dhe kanë rikthyer në qendër të diskutimeve stilin e saj të guximshëm.
Fotografitë janë publikuar në “Instagram” nga stilisti dhe dizajneri australian Gadir Rajab, me të cilin Bianca Censori ka bashkëpunuar edhe më parë.
Bianca Censori dhe Kanye West vijojnë të jenë një nga çiftet më të komentuara në mediat rozë, ndërsa çdo paraqitje e tyre publike tërheq vëmendje për zgjedhjet e pazakonta në veshje dhe stil.
Edhe këtë herë, pushimet e tyre në Ibiza nuk kaluan pa u vënë re. Fotot e fundit janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare, duke e rikthyer çiftin në qendër të vëmendjes së publikut.





