Pak probleme gjatë shtatzënisë janë aq misterioze dhe të rrezikshme sa pre-eklampsia. Kjo gjendje, e cila shkakton rritje të papritur të tensionit të gjakut tek nëna, mund të çojë shpejt në dështim të organeve dhe madje vdekje.

Është pothuajse e pamundur të parashikohet dhe trajtimi i vetëm i njohur deri më tani është lindja e menjëhershme e foshnjës, shpesh përmes prerjes cezariane urgjente. Nëse shtatzënia është në javën e 32-të ose më herët siç ndodh në rreth 20 mijë lindje çdo vit në SHBA, shanset e foshnjës për mbijetesë dhe zhvillim të shëndetshëm janë dukshëm më të ulëta.

Edhe një zgjatje e vogël e shtatzënisë në këto raste mund të ketë përfitime të mëdha, nëse gjenden mënyra të sigurta për ta arritur këtë, shkruan The Economist. Tani ka një shpresë të re. Një bashkëpunim ndërkombëtar i udhëhequr nga Ravi Thadhani dhe Ananth Karumanchi nga Cedars-Sinai Medical Center publikoi rezultatet e para për një trajtim të ri premtues.

Ndryshimet në tru gjatë shtatzënisë nuk janë shenjë dobësimi, por një proces natyror që ndihmon nënën të krijojë lidhje më të fortë emocionale me foshnjën dhe të zhvillojë aftësi të reja prindërore. Prej vitesh përdoret shprehja “truri i shtatzënisë”, si një shpjegim humoristik për harresën dhe ndjesinë e ngadalësimit mendor që disa gra përjetojnë gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, një studim i ri shkencor sugjeron se pas këtyre ndryshimeve fshihet një proces shumë më kompleks: truri i gruas shtatzënë vërtet ndryshon, por në një mënyrë që e përgatit atë për amësinë.